UBT

Bayerni nis të ushtrojë presion mbi Shaqirin

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Munchen – Për Xherdan Shaqirin, stërvitja e parë me skuadrën e Bayern Munchenit nuk ishte vetëm një aventurë e re, por edhe një sfidë shumë e vështirë.

Krerët e skuadrës bavareze kërkojnë rezultate të menjëhershme në edicionin e ri, kurse trajneri Jupp Heynckes e ka porositur Shaqirin që të tregojë veten maksimalisht gjatë këtyre stërvitjeve. Heynckes e sheh Shaqirin 20-vjeçar, si një alternativë te Bayerni, pasi nuk beson se mesfushori kosovar mund të sigurojë vendin e titullarit.

FIDANISHTJA

“Tri herë kemi përfunduar në pozitën e dytë. Duam të rikthehemi menjëherë në krye dhe qysh në edicionin e ri të fitojmë titullin e kampionit”, ishin fjalët e presidentit të Bayernit, Karl-Heinz Rummenige.

Trajneri Heynckes e ka përcjellë Shaqirin në dy stërvitjet e para dhe mënjëherë ka shfaqur vlerësimin për të. Shaqiri, pa përfunduar edicioni i shkuar, pati zyrtarizuar kalimin e tij te Bayerni nga Baseli për një dëmshpërblim prej 12.5 milionë eurosh. Heynckes e përshkroi Shaqirin si një “futbollist të rrugës që luan me intuitë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.