Bayerni fitore rekord, me meritë (edhe ) të Shaqirit
FC Bayern ka shënuar fitore në ndeshjen kundër Hoffenheim-it me rezultat 2 me 0. Është kjo fitorja e shtatë radhazi e bavarezëve, që nga fillimi i sezonit vjeshtor të këtij kampionati, që paraqet rekord.
Të dy golat për Bayernin i ka shënuar Franck Ribery. Golin e dytë atij ia ka përgatitur Xherdan Shaqiri, i cili ka hyrë në lojë në minutën e 26, pas lëndimit të Müllerit. Edhe Martinez ka qenë shumë afër që të shënonte një gol me kokë, nga topi që atij i kishte përgatitur sërish Shaqiri.
Me këtë, margaritari shqiptaro-zviceran i futbollit ka treguar edhe një herë se është në formë të mirë dhe se po e gjen veten shumë mirë në mesin e ri.