UBT

Bastisje në gjashtë lokacione, arrestohen gjashtë të dyshuar për vjedhje të rënda

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me urdhëresa të Gjykatës Themelore janë realizuar gjashtë bastisje në lokacione të ndryshme në shtëpi të të dyshuarve në Gjilan. Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve të stacionit policor të Gjilanit fillimisht ka arrestuar gjithsej gjashtë persona si të dyshuar të mundshëm. Pas intervistimit dy nga ta me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë nën dyshimin e arsyeshëm se kanë kryer veprat penale të ‘vjedhjes së rëndë’ në raste të ndara, gjersa ndaj të tjerëve vazhdohet me procedurë të rregullt tha Ismet Hashani.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se i dyshuari B.H. është arrestuar nën dyshimin se i njëjti sistematikisht ka kryer vjedhje nëpër shtëpi të ndryshme në komunën e Gjilanit.

ARKATANA

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar disa prova materiale të cilat e lidhin të dyshuarin me veprat penale si ‘vjedhje e rëndë’, po ashtu janë gjetur edhe gjësende me të cilat besohet se i kanë ndihmuar në kryerjen e veprave si: maskë për mbulimin e fytyrës, kaçavida dhe shufra të ndryshme për hapje të dyerve dhe dritareve etj.

Rastet e kompletuara do të dërgohen në gjykatë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.