UBT

Bastiset shtëpia e një serbi, konfiskohet armë e municion

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia e Kosovës stacioni policor në Ranilluk ka kryer një bastisje te i dyshuari serb shtetas i Kosovës në Fshati Gllogovc, komuna Ranilluk, në bazë të Urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Gjatë bastisjes është gjetur :
• Një pushkë gjysmë automatike 7.62, dhe katër (4) copë fishek të kësaj pushke ,
• Një pushkë gjuetie të llojit Bokerica 12,MADE IN USSR
• 32 copë fishek të pushkës së gjuetisë 12 mm dhe
• 5 copë fishek për pushkë gjuetisë 16 mm.
• Tri (3) thika të mëdhaja të kasapëve,
• Nje (1) thikë bajonetë,
• Një maskë mbrojtëse nga gazi ,
• Një jelek të gjuetisë për mbajtje të municionit,
• Tre rrypa për mbajtje të municionit dhe pajisje për pastrimin e armëve
• Një brisk që hapet dhe mbyllet.

Mobi Casa

Pasi i lartcekuri nuk kishte leje për mbajtje të këtyre armeve dhe pajisjeve të gjitha këto janë konfiskuar nga ana e Policisë së Kosovës. I dyshimti është sjell në stacion për procedurë të mëtutjeshme.

Në lidhje me rastin është përpiluar një raport mbi bastisjen e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse i cili është dorëzuar në prokurori. Prokurori është njoftuar lidhur me rastin dhe nga i njëjti është urdhëruar që rasti të kualifikohet si “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa procedohet në procedurë të rregullt në gjykatë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/