Bastiset shtëpia e gjilanasit, policia konfiskon substanca narkotike
Gjilan – Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit te Narkotikeve, që veprojnë në Gjilan, gjatë punës operative në terren kanë siguruar informata se i dyshuari i shqiptar është në posedim të një sasie të substancave narkotike me qëllim shitje.
Pas pranimit të informatës me vendim të Prokurorit të shtetit dhe Gjyqtarit të Procedurës Paraprake është bërë kontrollim i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit ku gjatë kontrollimit në shtëpinë e tij në dhomën e fjetjes është gjetur një qese me substancë narkotike e llojit Marihuan me peshë 1.9 gram e cila sekuestrohet, rasti procedohet në PTH njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


