Mobi Casa

Bastiset klubi i kosovarit: Organizonte lojëra ilegale fati

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shefi i këtij klubi, një kosovar 34 vjeçar po dyshohet se në lokalin e tij ka organizuar për muaj të tërë lojëra ilegale fati dhe baste të ndaluara sportive.

Në Hünenberg të Kantonit Zug me rastin e një bastisje të bërë në një lokal klubi, policia ka gjetur dhe konfiskuar një kompjuter që shërbente për vënien e basteve sportive, terminale lojërash si dhe një shumë “katërshifrore” parash, njoftojnë mediat zvicerane.

Shefi i këtij klubi, një kosovar 34 vjeçar po dyshohet se në lokalin e tij ka organizuar për muaj të tërë lojëra ilegale fati dhe baste të ndaluara sportive.

United Hospital

Ai do të përgjigjet para prokurorisë shtetërore dhe para komisionit federal për bankat e lojërave, kanë kumtuar të premten organet ndjekëse të kantonit të Zugut, transmeton albinfo.ch. Ai ngarkohet për shkelje të ligjit federal mbi lotarinë dhe për organizim bastesh në “bazë profesionale”, për shkelje të ligjit mbi lojërat e fatit dhe ligjit për të huajt.

Në këtë bastisje është arrestuar një shtetase serbe 27 vjeçare, e cila nuk kishte leje pune. Ajo është dënuar me procedurë të shkurtër me një dënim në të holla me kusht ndërsa Zyra për Migracion do të dëbohet nga Zvicra si dhe do t`i shqiptohet një ndalesë e hyrjes në Zvicër për tri vitet e ardhshme./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.