HW

Bastisen disa lokale të shqiptarëve, arrestohen 8 veta

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Në natën mes të premtes dhe të shtunësnë qarqet Dietikon dhe Horgen të Kantonit të Cyrihut janë bërë disa bastisje në lokale klubesh dhe baresh me ç`rast janë arrestuar tetë persona.

Janë bastisur gjithsej 12 lokale, me ç`rast janë kontrolluar rreth 200 persona, si mysafirë, të punësuar dhe menaxherë të klubeve, bëhet e ditur në një komunikatë të lëshuar nga Policia Kantonale e Cyrihut.

Në njërin nga lokalet në Horgen është arrestuar një shqiptar 30 vjeçar, i cili po qëndronte ilegalisht në Zvicër përkundër ndalesës që i ishte shqiptuar më parë, transmeton albinfo.ch.

FIDANISHTJA

Në lokalet në Birmensdorf dhe në Schlieren janë arrestuar tre meshkuj dhe katër femra të moshës 19 deri 42 vjeçare. Të gjithë këta janë nga Maqedonia, Shqipëria, Serbia dhe Kosova. Në Zvicër ata po qëndronin pa leje qëndrimi dhe po punonin pa leje pune.

Kundër shefit të njërt nga klubet, një kosovari 44 vjeçar, prokuroria publike Limmattal/Albis do të iniciojë procedurë penale për shkelje të ligjit për të huajt./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.