Bastioni i Republikanëve ndodhet në Gjilan në përkrahje të koalicionit PAN

Gjilan – Në tubimin që ka mbajtur Partia Republikane në Gjilan e cila është në partner me koalicionin PDK-AAK-NISMA i është dhënë përkrahje e madhe duke treguar se Republikanët kanë fuqi dhe janë bastion në Gjilan.
Selver Xhelili i Republikanëve ka befasuar me tubimin e madh të mbajtur në përkrahje të koalicionit PAN.
Xhelili ka thënë se kjo masë e madhe dhe kjo mbështetje që vije nga Republikanët tregoi se Republikanët e kanë bastion Gjilanin dhe sipas parashikimeve Republikanët shumëfishojnë votën në Gjilan dhe mund të renditen si parti më serioze në rritje të votës.
“Republikanët si partner koalicioni në nivel vendi krah PAN-it kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi në rrugë afat gjata që të jenë partner i koalicioni të sinqertë dhe do jenë ekip fitues në nivel vendi dhe atë lokal”.
Xhelili thotë se viti ka katër stinë për kundërshtarët politik kurse stina e verës njëherë për Kosovën do jetë e dhimbshme për rivalët, por edhe më e dhimbshme do jetë stina e vjeshtës në Gjilan ku me këtë ekip formues të koalicionit në Gjilan do ketë ndryshim të qeverisjes./rajonipress/