Uji Dea

Basri Veseli, zëvendëskryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Në seancën e gjashtë, të rregullt, të Kuvendit Komunal, të Bujanocit, të mbajtur, më 7 dhjetor, nga këshilltarët komunalë, u miratuan një varg pikash me interes për funksionimin me sukses të qeverisjes lokale dhe ndërmarrjeve publike.

Pika e parë e rendit të ditës ishte propozim Statuti mbi ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Komunës së Bujanocit, e cila pas miratimit nga këshilltarët komunalë, solli në kryesi të legjislativit dy zëvendëskryetarë: Basri Veseli nga radhët e Unionit Demokratik Shqiptar dhe Zoran Antiq, nga grupi parlamentar i Stojança Arsiq.

Fundamenti

Zgjedhja e Basri Veselit, në cilësinë e zëvendëskryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit, është një shembull i mirë, i koalicionit qeverisës, drejt konsolidimit të këtij organi më të lartë të pushtetit vendor, i cili shpesh ka qenë cak i sulmeve të papërgjegjshme të opozitës.

Unionit Demokratik Shqiptar dhe kryetari i Degës së saj, Adem Hasani, ushtrues i detyrës së drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Komunalia”, njërës nga shtyllat kryesore të Komunës së Bujanocit, është në rrugë të mbarë, të freskimit të pozicioneve me kuadro të denja, për t’i ecur përpara proceset demokratike në këtë komunë dhe më gjerë, njofton tërnocipress/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.