Basketbollistet e “Thimi Mitko” nga Gjilani të parat në nivel republikan

Gjilan – Në konkurrencën e femrave në basketboll ekipi i shkollës fillore “Thimi Mitko” ka zënë vendin e parë në Suharekë.
Ekipi i femrave në basketboll në kuadër të shkollës fillore “Thimi Mitko” ka zënë vendin e parë në nivel republikan në garat që janë mbajtur në Suharekë më 8 dhjetor.
Lumnije Huruglica trajnere e ekipit tha për rajonipress se basketbollistet e “Thimi Mitkos” kanë treguar një lojë shumë fer dhe profesionale. “Ne me plotë meritë e zumë vendin e parë sepse ishim të përgatitura maksimalisht për këtë takim. Kishte mjaft konkurrencë sepse ishte garë në nivel shkollor në Kosovë, por femrat tona u treguan shumë angazhuese dhe arritëm të renditemi në vendin e parë” tha Huruglica.
Profesoresha Huruglica tha se ndër lojtaret më të dalluarat ishin Sara Sermaxhaj kapitene e ekipit , pastaj Eranda – Vjosana Dermaku, Mevludie Kadriu , Fjunida Jonuzi , Ajten Fejzullahu, Medina Bekteshi, Ariela Mehmeti, Venera Isufi, dhe Elda Latifi./rajonipress/