ARKATANA

Basketbollistët e RC Cola Dritës fitojnë ndeshjen e parë finale të Play off-it

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Basketbollistët e RC Cola Dritës në Palestrën “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan, kanë ngadhënjyer ndaj rivalit të saj Istogut në ndeshjen e parë të Playoff-it.

“Bardhekaltërtit” ishin në katër çerekët shumë më të mirë se kundërshtari i tyre Istogu, duke na bërë të qartë se RC Cola Drita pas 7 vitesh po i rikthehet Superligës së Kosovës.

Gjatë katër qerekve basketbollistët e RC Cola Dritës me lojë të pjekur e me kundërsulme të shpejta të prirë nga Mehmeti, Jakupi, Demi Shala e Xsavier nga çdo pozitë e “bombarduan” koshin e mysafireve.

Në disa momente të ndeshjes basketbollistët e RC Cola Dritës arritën edhe mbi 22 pikë diferencë, por nga vetëkënaqësia disa herë basketbollistët e Istogut arrinin ta zbusnin epërsinë edhe gjerë në 5 pikë.

Uji Dea

Më të dalluarit tek RC Cola Drita ishin Mehmeti me 18 pikë, Xsavier 15 pikë, Jakupi 15 pikë, ndërsa tek mysafirët më i dalluari ishte Juniku me 25 pikë e Pepaj me 18pikë.

Finalja e dytë zhvillohet në Istog, ndërsa se cila skuadër i shënon dy fitore inkuadrohet në Superligën e Kosovës në Basketboll.

Rezultati:
Çereku i parë 26:19
Çereku i dytë 21:20
Çereku i tretë 17:16
Çereku i katërt 28:19

Rezultati përfundimtar:
RC Cola Drita 92:74 Istogu

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.