FIDANISHTJA

Basketbollistët e RC Cola Dritës arrijnë në finale të “Play Off”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Basketbollistët e RC Cola Dritës edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale kanë arritur ta mposhtin skuadrën nga kryeqendra Margona Hill me rezultat 69:89.

Për dallim nga ndeshja e kaluar basketbollistët e Dritës në këtë ballafaqim ishin më të vëmendshëm duke mos ju dhënë asnjë mundësi kundërshtarit të shpallet fitues.

Në radhët e “bardhekaltërve” të RC Cola Dritës gjithçka ka funksionuar siç është më së miri e në veçanti në repartin defansivë ku u dalluan Xzavier Barmore, Arian Mehmeti e Rinor Ahmeti.

Uji Dea

Në radhët e RC Cola Dritës më i dalluari ishte Xzavier Barmore me 23 pikë të shënuara, 1 kërcim e 5 asistime, Bardh Jakupi ka shënuar 17 pikë, 6 kërcime e 2 asistime, ndërsa Arian Mehmeti ka shënuar 15 pikë 9 kërcime e 5 asistime.

Në radhët e Marigona Hill më i dalluari ishte Arbnor Haliti me 17 pikë, Drilon Shala me 13 pikë e Eliot Peci me 10 pikë.

Në ndeshjen finale RC Cola Drita do të ballafaqohet me fituesin e ndeshjes AS Prishtina-Istogu. Fituesi i kësaj finale inkuadrohet drejtpërdrejt në Superligën e Kosovës në basketboll, ndërsa humbi do ta zhvillon ndeshjen me Trepçën në “Play Out”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.