UBT

Basketbollistet e Dritës “fole” e talenteve

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Dikur basketbolli femëror në qytetin e Gjilanit kishte rezultate tejet të mira në basketbollin e Kosovës, e në të shumtën e rasteve kishin edhe fjalën kryesore duke mposhtur çdo kundërshtare në parket.

Me kalimin e kohës ky entuziazëm pothuajse u shua tërësisht, për shkak kushteve tejet të vështira të cilën e kaploi këtë skuadër si në aspektin financiar poashtu edhe në atë organizativë.

Por ata që janë rritur me basketbollin dhe që kanë kontribuar për të mirën e basketbollit, me sakrificë të madhe dalin në skenë për të shpëtuar njerëzit që ja duan të mirën basketbollit femëror e pa dyshim ky është trajneri Agron Kurtalani, i cili tani po arrin rezultate kulminante duke nxjerr talente të mëdha në mes koshave.

“Është mëkat i madh të shuhet një klub siq është Drita, e cila ka dhënë shumë emra në basketbollin e Kosovës për shkak neglizhencës dhe mjeteve financiare, një shuarje e klubit do të thotë humbje e talenteve dhe shuarje të ëndrrave të vajzave që një dit të luajnë në parket”, thekson Kurtalani.

Mobi Casa

Trajneri Kurtalani i cili është shumë ambicioz, në asnjë moment nuk ndalet edhe pse janë kushtet e vështira, për të gjithçka janë basketbollistet e Dritës.
“Po mundohemi që këtyre vajzave mos t’ju ndërpremë karrierën ende pa filluar, gjithçka këtu bëhet me punë vullnetare por jam shumë krenar me vajzat si me talentin e tyre njashtu edhe me edukatën që kanë dhe për këtë ju jam shumë mirënjohës”, bën të ditur trajneri Agron Kurtalani.

Për një kohë të gjatë kontribut në KB Drita ka dhënë edhe ish-trajneri Afrim Selimi, i cili në mënyrë vullnetare ka bërë që së bashku me Kurtalanin të mbajnë gjallë KB Drita.

Kurtalani i cili nuk është emër i panjohur për opinionin, ai një kohë të gjatë ishte edhe basketbollist aktivë dhe trajner i Dritës në konkurrencën e meshkujve, tani ai po bën hapa gjigant për nxjerrjen e talenteve të reja.
“Me mjaft sukses në kuadër të Shkollës së basketbollit Drita, numërojmë mbi 40 basketbolliste, të gjitha janë talente të mëdha, mosha e tyre sillet 15-16 vjeç dhe të gjitha mbajnë barrën e madhe në klub duke garuar në Superligën e Kosovës në basketboll, ndërsa nga kjo shkollë kemi nxjerr basketbolliste që po i mbrojnë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës U16 siç janë: Elmedina Kërqeli, Mikena Asllani, Greta Rasimi, Syarta Pajaziti e Dona Kastrati, dhe për të gjitha jam krenar dhe me të drejt janë ardhmëria e basketbollit të Kosovës”.

Kurtalani ka edhe një porosi të veçantë për të gjitha bizneset e Komunës së Gjilanit, që t’ju dalin në ndihmë këtyre talenteve të mëdha.
“Apeloj tek të gjitha bizneset që këto talente të mëdha të ndihmohen e mos t’ju shkurtohet karriera e tyre, këto janë ardhmëri e basketbollit ndërsa ne së bashku me të gjitha basketbollistet do t’ju ishim mirënjohës për mbështetje nga ana e juaj por edhe ju do të ishit krenar me këto vajza të mrekullueshme”, ka apeluar trajneri i mirënjohur Agron Kurtalani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.