Bashkohen Republikanët

Gjilan – Të shtunën në Gjilan në një tubim të madh janë bashkuar Lëvizja Republikane dhe Republikanët e Kosovës. Faton Kurti kryetar i Republikanëve të Kosovës ka thënë se tash e tutje pas këtij bashkimi do të jemi më të fuqishëm derisa lider të Anamoravës do ta fuqizojmë Selver Xhelilin.
Faton Kurti kryetar i Republikanëve të Kosovës dhe Selver Xhelili kryetar i Lëvizjes Republikane janë pajtuar që të bashkojnë këto dy subjekte dhe në të ardhmen të punojnë së bashku për të fuqizuar konceptin e tyre, raporton rajonipress.
Selver Xhelili tha për rajonipress se tubimi i përbashkët që është mbajtur të shtunën ka pasur një frymë shumë pozitive dhe tash e tutje fuqia e këtyre dy lëvizjeve ka për synim avancimin e shtetit të Kosovës në të gjitha sferat.
Faton Kurti kryetar i Republikanëve të Kosovës ka thënë se tash e tutje do të dukemi më të fort dhe do të punojmë që Anamorava të përfaqësohet nga lideri i Republikanëve Selver Xhelili.
Kurti ka folur pozitivisht për Selver Xhelilin. “Selveri ka një bagazh të fuqishëm politik dhe me të drejtë në këtë moshë që ka vetëm 28 vite ai shumë shpejt do të jetë lider i Republikanizmit në tërë Anamoravën” ka thënë Kurti./rajonipress/