RCCOLA

Bashkohen divat shqiptare të Holandës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Beatrix Ramosaj mban emrin e ‘Mbretëreshës së Holandës’ dhe është një këngëtare që është veçuar nëpër festivale për zërin e saj dhe për një frymë moderne që ka sjellë në muzikën shqiptare.

Ndërsa Shemsi Mushkolaj është një nga shqiptaret e para që arriti me këngët e saj deri në MTV & VIVA dhe gjithashtu është një nga finalistet e “The Voice of Holand”.

Mobi Casa

Dje Beatrix njoftoi fansat se 2 vajzat do të vijnë shumë shpejt me një bashkëpunim. Ndoshta për Shemsin do të jetë kënga e parë e saj në gjuhën shqipe dhe ky bashkëpunim do ti shërbejë si një prezantim me publikun shqiptar. Betarix ka lindur në Hollandë, në qytetin Groningen, ndërsa Shemsi ka lindur në Dortmund të Gjermanisë, por jeton në Hollandë.

Vajzat kanë dhe lidhje farefisnie midis tyre. Në fakt Beatrix dhe Argjentina janë vajzat e djalit te hallës së Shemsit.
I urojmë këtij dueti shumë sukses!