ARKATANA

Bashkimi shpëton plakun zviceran nga vdekja, nominohet për çmimin për guxim

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ai është nominuar për çmimin për guxim dhe sakrificë “Prix Courage” për vitin 2014 që revista “Beobachter” e ndan tradicionalisht në fund të vitit. Bashkim Bytyqi, nga qyteti Amriswil i Kantonit Thurgau është nominuar për çmimin për guxim dhe sakrificë “Prix Courage” për vitin 2014 që revista “Beobachter” e ndan tradicionalisht në fund të vitit.

Shqiptari 42 vjeçar që punon si pizzaiolo (kuzhinier në piceri) këtë nominim e ka merituar pasi që më 20 mars të këtij viti e ka shpëtuar një këmbësor të moshuar nga një automobil.

Në orën 10, Bytyqi ishte nisur të shkonte për të blerë gjësende për familjen dhe po e ngiste makinën e tij nëpër rrugën Bahnhofstrasse të Amriswilit.

Papritmas në rrugë paraqitet një veturë pa shofer. Ajo po shkonte tatëpjetë drejt këmbësorit plak që nuk kishte mundësi të ikte.

HW

Pa menduar shumë Bashkimi e nget makinën e tij Audi A4 drejt makinës pa zot dhe e shtyn atë për t`ia ndërruar drejtimin. Në këtë mënyrë ai e shpëton plakun nga vdekja e sigurt.

Veprimi i shkathtë i Bytyqit u ka bërë përshtypje edhe policëve që ndodheshin afër.

Protokolli që kanë shkruar ata vërteton se plaku, pa ndërhyrjen e kosovarit nuk do të mund të mbijetonte.

Përveç Bashkim Bytyqit, nga ky regjion për çmimin “Prix Courafe” është nominuar edhe Adrian Roggensinger nga fshati Murg. Ai ka shpëtuar një plakë nga goditja e trenit. /albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.