Eko Higjiena

Bashkimi po ndodh

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ëndrra e shqiptarëve për bashkim kombëtar dhe bashkëpunim mbarëkombëtar po bëhet realitet. Kështu është vlerësuar në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, në të cilën janë nënshkruar shtatë marrëveshje në fusha të ndryshme. Takimi i djeshëm i dy qeverive ishte i treti në dy vitet e fundit.

Mbledhja e tretë e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë ka përfunduar me nënshkrimin e shtatë marrëveshjeve, të cilat janë në funksion të lehtësirave dhe heqjes së barrierave që kanë bizneset dhe qytetarët e dy shteteve.

Uji Dea

Qeveritarët kanë thënë se ëndrra e shqiptarëve për bashkëpunim mbarëkombëtar po bëhet realitet, ndërsa kanë potencuar faktin se bashkimi kombëtar i shqiptarëve do të ndodhë me anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian.

Kryeministrat e të dy vendeve, Isa Mustafa dhe Edi Rama, kanë thënë se shkëmbimet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë rritur pas nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve në dy mbledhjet e kaluara të përbashkëta./zeri/