FITORJA

Bashkimi Evropian synon planifikim dhe menaxhim më të mirë komunal

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, ka pritur përfaqësuesit e Bashkimit Evropian zyra në Kosovë. Qëllimi i këtij takimi kishte të bënte me prezantimin e planit për komunën e Kamenicës.

Ky projekt në vete përfshinë Bashkëpunimin Evropian për komuna më të fuqishme, “ projekt binjakëzimi” nën ombrellën e EU-së, sipas strategjisë së zgjerimit të Evropës Jug-Lindore, etj.

Këshilltari Rezident për Binjakëzim Alan Packer thotë se qëllimi i këtij projekti është avancimi më i qëndrueshëm në ofrimin e shërbimeve nga komuna, përmes planifikimit dhe menaxhimit më të mirë komunal.

Përfaqësuesi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Graham Cutts, ka treguar se çka është plani i integruar. “ Në planin strategjik tre vjeçar paraqiten prioritetet e Kryetarit dhe të komunës. Në dokument përfshihen vizioni, vlerat, prioritetet, përmbushja e prioriteteve, resurset e nevojshme dhe investimet e bëra, dhe si të sigurohemi për shërbimet e ofruara, ndërsa tek audienca përfshihen qytetarët, Kryetari dhe Kuvendi, Qeveria e Planet dhe Donatorët e Investitorët “ tha Cutts.

GRANDEMALL

Ai ndër të tjera tha se në vizion do të jetë arritja e një ekonomie lokale dhe infrastrukturë publike të shkëlqyeshme, zhvillimi i diversitetit dhe prodhimit bujqësor dhe mbrojtja e mjedisit, krijimi i komuniteteve të fuqishme aktive.

Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, ka falënderuar përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për vizitën e bërë si dhe për prezantimin e këtij plani.

Surdulli ka porositur drejtorët që të dërgohet plani zhvillimor komunal, plani për ambientin, korniza afatmesme buxhetore etj.

Ky projekt ka të bëjë me planifikimin e komunave për ofrimin e shërbimeve më të avancuara, i cili financohet nga BE, menaxhuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.