KKVITI

Bashkimi Evropian financon në Bujanoc projektin për ujë të pijshëm

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Me kërkesë të kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifit, Programi EU Progres i cili financohet nga Bashkimi Evropianë, ka marrë përsipër financimin e hapjes së një pusi për ujë të pijshëm për nevojat e qytetarëve të komunës së Bujanocit. Pusi me kapacitet 10-12 litra në sekondë do të ndikojë dukshëm në zbutjet e problemit me ujë të pijshëm në komunën e Bujanocit.

Gjatë ceremonisë së fillimit të punimeve, kryetari i komunës Nagip Arifi, tha se “Ne kemi bërë një kërkesë programit Progress, program i cili financohet nga Bashkimi Evropian për hapjen e një pusi, në këtë vend, sepse mendohet se ka ujë për ta rritur kapacitetin e ujit në qytetin e Bujanocit. Sipas asaj që kanë dhënë ekspertët, mundësit e hapjes së pusit do të rriten edhe 10 litra në sekondë sa i përket furnizimit me ujë” ka thënë Arifi.

Sipas Arifit, ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian, kryesisht nga programi progres dhe vlera e këtij projekti është 4 milion e 200 mijë dinarë, ndërsa pushtetit lokal i mbetet që të investojnë nga buxheti i komunës 1 milion dinarë vetëm sa i përket vënies në funksion të atij bunari, gjegjësisht elektrifikimin dhe rrymës deri tek pusi. Sipas kontratës që është nënshkruar në mes pushtetit lokal, programit EU Progres dhe kryerësit të punës “VodoTeknika” nga Beogradi, pritet që në fund të nëntorit eventualisht në fillim të dhjetorit, pusi duhet të jetë i gatshëm. Brenda javës tjetër të gjitha këto përgatitjet për fillimin e hapjes së pusit do të jenë gati dhe kështu do të fillojnë punimet.

Uji Dea

Jasmina Iliç, udhëheqëse e komponentëve të infrastrukturës pran EU Progres, ka thënë se, “ Kam kënaqësi që sot gjendem në këtë lokacion, ku do të fillojnë punimet për hapjen e një pusi me qëllim që ta përmirësojmë furnizimin me ujë të pijshëm në komunë e Bujanocit. Ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me komunën e Bujanocit nëpërmjet programit EU Progress, mjetet janë të siguruara nga Unioni Evropian dhe Qeveria e Zvicrës” ka thënë Iliç.

Sipas sajë, ky pus nuk do ta zgjidh problemin në përgjithësi të ujit të pijshëm në komunën e Bujanocit, por është një gjë e mirë, sepse kjo do të thotë një fillim për zgjidhjen e problemit të ujit në këtë komunë./BujanociNet/