UBT

Bashkimi Evropian e bënë edhe më të bukur Kamenicën

/ 6 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Shaip Surdulli tha se Komuna e Kamenicës është e përkushtuar të punoj për projekte të ndryshme të infrastrukturës si të arsimit, shëndetësisë, rrugëve, mirëmbajtjes së rrugëve, por komuna e jonë punon edhe për projekte siç është projekti që quhet “ Kosova e Bukur “.

Në mënyrë solemne sot është bërë inaugurimi i projektit të realizuar në kuadër të Programit BE- “Kosova e Bukur” në komunën e Kamenicës: “Renovimi i përroit të Rubovcit” në Kamenicë.

Në këtë solemnitet të pranishëm ishin edhe Christof Stock, Shef i Operacioneve, Zyra e EU-së në Kosovë, Nenad Rashiq, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Jorge Baca, Shef i Misionit të IOM-it në Kosovë, B. Storey Komandant i grupit Shumëkombësh të Lindjes me bashkëpunëtorë, të cilët u mirëpriten nga Kryetari i Komunës së Kamenicës Shaip Surdulli.

Christof Stock, Shef i Operacioneve, Zyra e EU-së në Kosovë tha se është kënaqësi për mua të jem në qytetin e Kamenicës në inaugurimin e këtij projekti që zbatohet në kuadër të programit “ Kosova e Bukur”. “Ky duhet të jetë një inkurajim i autoriteteve komunale që të dorëzojnë projekt propozime sa më të bukura, po ashtu për zbatimin e suksesshëm të këtij projekti, dua ta falënderoj ministrin personalisht që ka ndihmuar që një numër i madh i të pa punëve të hynë në tregun e punës”tha Stock.

Ai po ashtu tha se këtu kemi një pamje mjaft të bukur, pastaj me projektin tjetër që do ta zbatojmë e që është fjala për projektin e vazhdimit të punëve të shtrati të lumit “ Kriva Reka” në Kamenicë, do ta kemi qytetin edhe më të bukur të Kamenicës dhe tani me këtë ceremoni, këtë projekt e dorëzojmë jo vetëm komunës së Kamenicës, por edhe qytetarëve të sajë.

Kurse, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Nenad Rashiq tha se projekti “Kosova e Bukur “ ka pasur nismën në Ministrinë tonë që nga viti 2009 ,dhe në bashkëpunim me zyrën e Bashkimit Evropiane në Kosovë, jemi përkujdesur që projektet e këtij programi të gjejnë dritën dhe të zbatohen.“ Por në këtë vend dëshiroj që edhe njëherë të ritheksojë porosinë me të cilën erdha këtu, që gjithmonë do të keni përkrahjen time, për të gjithë projektet që kanë të bëjnë për bashkëjetesën në komunën tuaj. Mesazhi im i qartë është se “Bashkëjetesa e krijon mundësin për progres “. Unë ju inkurajoj që jo vetëm sot që jemi gjithë së bashku, por edhe në të ardhmen të vazhdoni me një shembull pozitiv, shembullin e bashkëjetesës demokratike dhe unë ju garantoj që në të ardhmen do të keni më shumë përkrahje “ tha Rashiq.

Ai propozoi që menjëherë ditëve të para të vitit të ardhshëm të dorëzohen projekt- propozimet që janë të ndërlidhura me bashkëjetesë dhe me demokratizim dhe gjithsesi do të ketë mbështetjen e ministrisë sonë.

Ndërsa, Jorge Baca, Shef i Misionit të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), në Kosovë thotë se shuma e përgjithshme e tërë projektit është rreth 85 mijë euro ku në këtë projekt janë punësuar 39 punëtorë, prej tyre 37 janë punësuar nëpërmjet zyrës për punësim pranë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale e që e falënderojmë ministrin shumë për këtë ndihmesë, dhe një shenjë e mirë është që janë punësuar një numër i madh të komuniteteve të ndryshme, pastaj disa persona me aftësi të kufizuara fizike si dhe të rinj.

Uji Dea

Black Storey Komandant i grupit Shumëkombësh të Lindjes tha se “ Kjo çart e tregon dinamikën e Kryetarit dhe lidershipin tuaj të vlefshëm dhe projektet e tilla nuk janë vetëm për ta lehtësuar jetën e popullatës, por janë për të treguar përkushtimin që e keni ndaj tyre.

Storey tha se saherë që udhëtoj për në Kamenicë shoh shpesh projekte të ndryshme rrugës dhe e di që për gjatë kësaj kohe që do të jem këtu me siguri se do të shoh projekte të shumta të bukura dhe me këtë projekt shihet çart se të gjithë jemi të përkushtuar për të krijuar një ambient më të mirë.

Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, tha se ky nuk është projekti i vetëm që po financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian, sepse me financimin e kësaj zyre është në përfundim e sipër objekti i ri i komunës, po ashtu pritet që vitin e ardhshëm të fillojnë renovimet e shkollave në Koretin dhe Hogosht, projekti për vazhdimin e punëve të shtrati të lumit “ Kriva Reka” në Kamenicë” .

Ai po ashtu falënderoj Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, që ka ndihmuar komunën e Kamenicës në projekte të shumta siç është pastrimi i shtratit të lumit “ Kriva Reka “, që ka përfunduar vitin e kaluar. Këto ditë është duke u bërë fasadimi i ndërtesave të banimit dhe projekte të tjera.

Surdulli, tha se Komuna e Kamenicës është e përkushtuar të punoj për projekte të ndryshme të infrastrukturës si të arsimit, shëndetësisë, rrugëve, mirëmbajtjes së rrugëve, por komuna e jonë punon edhe për projekte siç është projekti që quhet “ Kosova e Bukur “.

Ai falënderoj edhe përfaqësuesit e KFOR-it, të cilët vazhdimisht na ndihmojnë, ku para disa ditëve është konfirmuar fitimi i grandit nga Ambasada Amerikane, përkatësisht nga departamenti i Mbrojtjes, në vlerë prej 100 mijë dollarë, ku do të përfshihen lyerja e jashtme e shkollës, ndërrimi i kulmit, ndërrimi i dyerve si dhe disa punë të tjera në Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale “ Andrea Durrsaku”.

Në fund është bërë përurimi zyrtar i projektit “Renovimi i përroit të Rubovcit” në Kamenicë, zbulimi i pllakës së EUBK-së./rajonipress/