ARKATANA

Bashkimi Europian bën thirrje për konstituim të Kuvendit: Kosova s’ka kohë për të humbur

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

​Kanë kaluar gati dy muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë dhe vendi ende nuk ka institucione të reja. E për këtë zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë, Maja Kocijancic, në një prononcim për Gazetën Observer, ka thënë se Kuvendi duhet të konstituohet sa më shpejtë të jetë e mundur, duke u bërë njëkohësisht thirrje edhe partive politike që të respektojnë Kushtetutën e vendit.

“Ne u bëjmë thirrje që sa më shpejtë që të ketë mundësi të konstituohet Parlamenti, si dhe po ashtu, partive parlamentare të veprojnë me përgjegjësi duke përmbushur obligimet e tyre që derivojnë nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi ”, ka thënë Kocijancic.

Kocijancic thekson se Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe se institucionet duhet të formohen shumë shpejtë.

“Ne shpresojmë në formimin e Qeverisë së Kosovës. Kosova nuk ka kohë për të humbur “, është shprehur zëdhënësja e Komisionit Evropian për Gazetën Observer.

United Hospital

Zëdhënësja e KE-së ka numëruar dhe obligimet e reja që e presin Qeverinë e re, e të cilat i konsideron si esenciale në rrugën e Kosovës drejt integrimit t në BE.

“Presim që Qeveria e re me formimin e saj të angazhohet menjëherë në reformat që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit dhe ekonominë, pritjet për liberalizim të vizave dhe angazhim konstruktiv në Dialogun me Serbinë. Krejt këto janë esenciale për Kosovën që të prodhoj përparime në rrugën e saj Evropiane”, ka deklaruar Kocijancic.

Koalicioni fitues i zgjedhjeve PDK-AAK-NISMA, as sot nuk ka marrë pjesë në seancën e thirrur nga kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci, për konstituimin e organeve të Kuvendit, ndërkohë që partitë tjera po presin që PAN të ndërroj kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.