Bashkim Memeti i bashkohet “Vatrës”
Gjilan – Bashkim Memeti një prej protagonisteve të shquar të ADK-së në zgjedhjet lokale të 2013, ka aderuar sot në radhët e Lëvizjes ”Vatra”. Koordinatori Kushtrim Kadriu i uroi mirëseardhje Memetit, me bindjen se aderimi tij është potencial shtesë për Vatrë-në, në punën dhe angazhimin e përbashkët rreth platformës politike të “Vatrës”, në të mirë të vendit.
Koordinatori Kadriu gjithashtu ka vlerësuar aderimin e Bashkim Mehmetit, veçanërisht, si një mundësi dhe potencial me peshë në përfaqësimin e duhur të interesave dhe synimeve të banorëve të dëbuar nga Kosova Lindore në politikën Kosovare.
Bashkim Memeti u shprehë i lumtur me frymën e punës në “Vatër” dhe u shpreh i gatshëm për të dhenë kontributin e tije në “Lëvizje” bashke me anëtarët e tjerë të kryesisë.
Ndërsa, anëtari më e ri i ”Vatrës” njëkohësisht do të jetë edhe pjesë e kryesisë së “Vatrës” dhe organeve drejtuese të sajë./rajonipress/


