RCCOLA

Bashkim Isufi: Rrugët evropiane të Lutfi Hazirit

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Çdo dit po shohim shkrime të ndryshme lidhur me ndërtimin rrugës me katër krosi në qytetin e Gjilanit. Madje Kryetari i Komunës së Gjilanit nuk heziton që ndërtimin e kësaj rruge ta vlerësoj si rrugë evropiane, por shtrohet pyetja se a do të vazhdohet me ndërtimin e rrugëve të tjera evropiane, e në veçanti me ndërtimin e rrugës magjistrale Gjilan- Preshevë ka thënë Bashkim Isufi.

Reagimi i plotë i Bashkim Isufit ish zyrtar në drejtorinë për urbanizëm, planifikim dhe mbrojtje të mjedisit

Kryetari Haziri, besoj që është në dijeni se në mesin e rrugëve magjistrale Gjilan- Prishtinë, Gjilan Ferizaj, Gjilan- Kamenicë të cilat janë të Planifikuara me Planin Zhvillimor Urban të qytetit të Gjilanit, se si rrugë magjistrale është planifikuar edhe rruga Gjilan- Preshevë. Kjo rrugë tani thuajse është e pamundur që të ndërtohet, si pasoj verimeve të kundërligjshme në hartimin e Planit Rregullues të Hollësishëm “Qendra 4” dhe lejimit të ndërtimit të objekteve të shumta me një etazhitet i cili tejkalon etazhitetin e lejuar me Planin Zhvillimor Urban.

Në vitin 2017, Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nxjerr Vendimin Nr. 73-2/17 datë 12.07.2017, përmes të cilit kërkon nga Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Gjilanit, që të inicioj procedurën për pezullimin e Planeve Rregulluese të Hollësishme “Qendra 4” dhe “Fidanishte 2” të miratuara në kundërshtim me Ligjin për Planifikim Hapësinor Nr. 04/L-174, ku dhe konstaton që: Komuna e Gjilanit ka miratuar dy Plane Rregulluese të Hollësishme në vitin 2016, në kundërshtim me nenin 17 dhe nenin 26 pika 4 e këtij ligji.

Edhe pse ligjërisht Komuna e Gjilanit, ka qenë e obliguar që të veproj sipas kërkesës së Inspektoratit të MMPH-së, nga ajo nuk ndërmerret asnjë veprim konkret në zbatim të vendimit, por vazhdon me lëshimin e lejeve ndërtimore, duke u bazuar në kriteret e përcaktuara me këto plane të kundërligjshme të cilat vazhdojnë edhe sot të mbeten në fuqi. Ndërsa, nuk dihet nëse Inspektorati i MMPH- së, ka marr masa apo jo ndaj Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit për mos zbatim të vendimit të tij.

Lutfi Haziri në vitin 2018, ka lejuar që të procedohen për në Kuvend Komunal nga Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit tri draft dokumentet për miratimin e Planit Rregulluese të Hollësishme “Qendra 2”, “Qendra 3” dhe “Lagjja e Spitalit”, duke qenë në dijeni se këto drafte dokumente janë hartuar në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, të cilat dhe miratohen nga Kuvendi Komunal me shumicë votash.

Fundamenti

Tri vendimet për miratimin e tri planeve rregulluese të hollësishme, se janë nxjerr në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, e vlerëson edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Sipas vlerësimit të kësaj ministrie vendimet e kuvendit komunal nuk janë në pajtueshmëri me nenin 17 paragrafi 1.2 dhe 7, nenin 11 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, 1.2 dhe 1.6 të Ligjit Nr. 04/L-174 për Planifikim Hapësinor. Mirëpo, Kuvendi Komunal edhe pse këto vendime ishin vlerësuar si të kundërligjshme nga organi kompetent, megjithatë, në seancën e mbajtur me datë 26 nëntor 2018, nxjerr Vendimin 01 Nr. 016-126694 da të 26.11.2018 për lënien në fuqi të këtyre tri vendimeve.

Pas zhvillimit të hetimeve nga Njësia e Hetimit të Krimeve të Rënda Ekonomike në Gjilan, lidhur me miratimin e këtyre tri planeve rregulluese të hollësishme, si dhe me qëllim që të shuhet ndjekja penale, Kuvendi Komunal në seancën e mbajtur me datë 05 mars 2019, Kuvendi Komunal i Gjilanit nxjerr Vendimin 01 Nr. 016-24831, ku me 17 vota “për” dhe 10 abstenime miratohen pikat:

Anulimi i vendimit 01. Nr. 016-106721 datë 27.09.2018 për miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm “Qendra 2”.
Anulimi i vendimit 01. Nr. 016-106726 datë 27.09.2018 për miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm “Qendra 3”.
Anulimi i vendimit 01. Nr. 016-106727 datë 27.09.2018 për miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm “Lagjja e Spitalit”.
Anulimi i vendimit 01. Nr. 016-126694 datë 26.11.2018 për lënien në fuqi të tri vendimeve të lartshënuara.

Mirëpo ky vendim nuk publikohet fare në faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit, përkundër faktit se komuna ka qenë e obliguar që ta bëj publikimin e tij.

Ju zotëri Haziri, duke prezantuar projektet e ndërtimit të rrugëve magjistrale me katër korsi, po mundoheni që të tërhiqni vëmendjen e qytetarëve nga pjesët e tjera të qytetit, në të cilat po vazhdon degradimi urbanistik ka shkruar Bashkim Isufi./rajonipress/