ARKATANA

Bashkim Isufi në krye të sindikatës së shërbyesve civil

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan- Bashkim Isufi është zgjedhur në këtë pozitë me aklamacion derisa ka theksuar se do të mbrojë të drejtat e punëtorëve, nëse ato shkelen nga eprorët e tyre.

Tashmë edhe shërbyesit civil të Komunës së Gjilanit janë bërë me udhëheqje të re dhe me sindikatën e tyre e cila synim ka mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në punë. Në Kuvendin e parë zgjedhor të sindikatës së shërbyesve civil të Kosovës për Komunën e Gjilanit është zgjedhur kryesia e re me aklamacion, derisa kryetar i saj është zgjedhur Bashkim Isufi.

Mursel Zymberi kryetar i SSHCK në nivel Kosove ka përgëzuar shërbyesit civil në Gjilan dhe ka kërkuar prej tyre që të jenë më aktiv duke denoncuar të gjitha padrejtësitë eventuale që u bëhen në punë.

ARKATANA

Delegatët e këtij kuvendi kanë zgjedhur edhe këshillin drejtues prej 21 anëtarëve , kryesin e re dhe kryetarin.

Bashkim Isufi kryetar i sapozgjedhur tha për rajonipress se ky post i jep vetëm përgjegjësi. “Do të përpiqem që të mbrojë të drejtat e punëtorëve në qoftëse ato të drejta u shkelen nga eprorët e tyre. Por të drejtat e punëtorëve dhe respektimi i tyre nuk mund të mbrohen nëse nga Sindikata, nëse shërbyesit civil heshtin dhe nuk i paraqesin rastet” ka thënë Isufi.

Isufi ka inkurajuar shërbyesit civil komunal në Gjilan që të kenë guximin dhe të paraqesin rastet e shkeljes së të drejtave të tyre sepse kjo është rruga e vetme e bashkëpunimit ./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.