Mobi Casa

Bashkim Hyseni, shembull model i një profesori i cili punon edhe si mirëmbajtës i shkollës në mënyrë vullnetare

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Janë disa njerëz të rrallë me shumë vlerë, janë shumë të dashur, saqë edhe kur nuk je me ta nuk mund t’i harrosh. Në memorien tënde në vetvete flet me ta, dhe këtë ta mundësojnë sjelljet dhe veprat e tyre që gjithmonë mbeten të skalitura. I tillë është edhe profesori i Edukatës Fizike, në SHFMU “Abdullah Tahiri”zoti Bashkim Hyseni, ai është një njeri që kudo që shkon, i bënë njerëzit për vete, falë dashurisë dhe buzëqeshjes, gjithmonë mjellë harmoni dhe paqe në mesin e nxënësve, kolegëve të punës dhe drejtorit të shkollës. z. Bashkim Hyseni është një profesor që e vlerësojnë lartë të gjithë nxënësit, mësuesit dhe e tërë udhëheqësia e shkollës.

Përveç që posedon një aftësinë e ndërlidhjes së shkencës duke e shfaqur tek nxënësit vlerat dhe zgjuarsinë e tij, si karakteristikë e veçantë e tij është modestia e një djali punëtor dhe të zellshëm. Prof. Bashkimi përkujdeset vullnetarisht për çdo gjë në shkollë, duke bërë angazhim të çdo hershëm në përkujdesjen e punëve të ndryshme brenda ambientit të shkollës.

Ai nuk kursen kohë e as mund, për të dita e Shtunë dhe e Diele janë ditë pune vullnetare në shkollë. Krahas punës akademike, Bashkimit i shkon për dore çdo punë fizike. Ai përkujdeset vazhdimisht për mbajtjen e një ambienti të pastër brenda hapësirës shkollore, duke bërë ngjyrosjen e Sallës së Ed. Fizike, ngjyrosjen e mureve, kufizimin e fushave me vijat përkatëse si dhe ka ngjyrosur të gjitha klasat e parashkollorëve. Përveç këtyre punëve, prof. Bashkimi, përkujdeset edhe për çdo punë tjetër, siç është mbajtja e ambientit të pastër me mbledhjen e mbeturinave, po ashtu u del në ndihmë punëtorëve teknik në përgatitjen drurëve për një ambient sa më të nxehtë brenda shkollës si dhe çdo lloj pune e cila bëhet fjalë në të mirë të shkollës.

Uji Dea

Profesor Bashkimi është i pakrahasueshëm, ka një personalitet prej një intelektuali që do të mbahet në mend nga të gjitha gjeneratat të cilat kalojnë nga duart e tij, nga të gjithë profesorët, mësuesit si dhe punëtorët teknik, pasi që ai asnjëherë nuk rreshti së kursyeri as kohë, as mund, dhe shpeshherë edhe para të tij, vetëm e vetëm që SHFMU “Abdullah Tahiri” të ketë një klimë të veçantë pune dhe hapësire. Një model të tillë punëtori do ta dëshironte çdo institucion shkollor, një njeri i pasur në fushën akademike, një djalosh pedant dhe shumë punëtor, dhe mbi të gjitha i vlerësuar nga e gjithë shkolla dhe nga këshilli i prindërve.

Drejtori i shkollës prof. Rashit Sahiti, e vlerëson lartë kontributin e vazhdueshëm të prof. Bashkimit, duke e shpërblyer si punëtorin më të dalluar të shkollës. Ai ka shprehur konsideratën e thellë për prof. Bashkimin, duke e emëruar si një njëri të gjithanshëm, punëtor dhe shumë vigjilent në punën dhe veprimtarinë e tij. Drejtori i shkollës z. Rashit Sahiti po ashtu konsideron se në rrugëtimin tij të gjatë akademik dhe profesional, asnjëherë nuk kam parë një punëtor me zemër kaq të hapur siç është prof. Bashkimi, ai i tejkalon kompetencat e tij të profesorit, duke u angazhuar vazhdimisht në çdo punë fizike dhe profesionale brenda hapësirës së shkollës. Ndjehemi me fat që SHFMU “Abdullah Tahiri” posedon një punëtor të kalibrit të tillë shprehet Sahiti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.