UBT

Bashkëveprimtarët përkujtojnë Fahri e Bari Fazliun

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në fshatin Lauzhë të Besianës janë përkujtuar Fahri dhe Bahri Fazliu ish bashkëveprimtar të Afrim Zhitisë i cili është vrarë në vitin 1989 nga forcat e armatosura serbe.

Gjatë akademisë përkujtimore e cila është mbajtur para varreve të dy vëllezërve njëri i vrarë në vitin 1989 dhe tjetri 8 vite më pas kanë folur disa bashkëveprimtarë në mesin e të cilëve ishte edhe Abdyl Bajrami nga Vërbani i Vitisë.

Me këtë rast Bajrami çmoj lartë kontributin e tyre të dhënë për atdheun duke shtuar se për të është nder dhe përgjegjësi që të flas për veprën e Fahri dhe Bahri Fazlisë.
“Të ju drejtohem juve pjesëmarrës në këtë vend është shumë nder, dhe kënaqësi e jashtëzakonshme,,por në anën tjetër është përgjegjësi e madhe për fjalët e thëna. Para nesh janë varret të cilat pushojnë eshtrat e dy kolosëve të çështjes kombëtare,dy veprimtarëve të mëdhenj ,të cilët me vepra dhanë orientimin dhe kahen në rrugën e çlirimit e bashkimit kombëtar” u shpreh Bajrami.

FIDANISHTJA

Ai gjithashtu ka folur edhe për veprimtarit e atdhetarëve të viteve 80-ta duke theksuar se kanë qenë i një rëndësie të veçantë. “Vitet e tetëdhjeta janë të mbushura me plotë ngjarje në veprimtarinë kombëtare çlirimtare .Të gjitha kanë rëndësinë e vet , por dy ngjarje kanë dimension të veçantë, ato me plotë meritë do të hynë në kujtesën e historinë kombëtare të popullit shqiptar. Ngjarja e 11 janarit 1984 në Prishtinë , kur u vranë udhëheqësit e ilegales Rexhep Mala e Nuhi Berisha , dhe 2 nëntori 1989, edhe këta në Prishtinë , kur vriten udhëheqësit Fahriu dhe Afrimi” u shpreh Bajrami.

Më pas janë bërë homazhe në varrezat e tyre si dhe para të pranishmeve është shfaqur një program artistik nga nxënësit e kësaj shkolle./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.