Hidromorava

Bashkësia Lokale e fshatit Karaçevë e poshtme edhe njëherë i drejtohet kryeministrit në detyrë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Me anë të kësaj letre të hapur, drejtuar të gjitha institucioneve në largim, pasi që në brezin kufitar është mbyllur Shkolla Fillore në Karaçevë të Poshtme e cila kishte mbi 100 nxënës, prej klasës së parë deri në klasën e nëntë, dhe e cila shkollë fillore plotësonte të gjitha kushtet mësimore për nxënës dhe personelin arsimorë dhe të stafit teknik, pra shkolla ishte teknikisht në rregull për mbajtjen e mësimit. Kryetari i Komunës, z. Qëndron Kastrati dhe Drejtoresha e arsimit z-nja Mihane Morina, me urdhër të kryetarit në fjalë, siç thamë, i kanë mbyllur 15 shkolla fillore në nivel të Komunës së Kamenicës thuhet në letrën e Selver Lenjanit drejtuar institucioneve qendrore.

Ato janë:
1. Shkolla fillore në Karaçevë e Poshtme,
2. Shkolla fillore në Busavatë,
3. Shkolla fillore në Petrovc,
4. Shkolla fillore në Shipashnicë e poshtme,
5. Shkolla fillore në Kopërnicë,
6. Shkolla fillore në Tugjevc,
7. Shkolla fillore në Sfircë,
8. Shkolla fillore në Desivojcë,
9. Shkolla fillore në Gmicë,
10. Shkolla fillore në Lisovck
11. Shkolla fillore Dajkovc

Ju informojm se pas mbylljes së këtyre shkollave të lartpërmendura, pritet ti` mbyllin edhe shumë shkolla tjera me këto reforma famëkeqe. Dhe i nderuari Kryeministër në detyrë z.Avdullah Hoti, kur ju e vizituat para pak ditësh Kamenicën, para pandemisë para vërshimeve, vallë, a i bëre pyetje Kryetarit Komunës, se pse i mbyllë 15 shkolla dhe i la 548 nxënës në pamundësi që të vijojnë mësimin në shkollat e tyre.

Pse Kryeministër nuk u more seriozisht që T`i vet me i hap këto shkolla, por dole për punë partiake dhe për vërshimet dhe nuk ishe në gjendje ta marrësh guximin dhe ta urdhërosh z. Qendron Kastrati për hapjen e shkollave dhe jo për mbylljen e tyre.

Mobi Casa

– Sindikata e pavarur e Arsimit famëkeqe që nuk e përkrahu hapjen e shkollave, por mbylljen e tyre. Vallë si është e mundur të na mbyllen shkollat tona shqipe kur dihet se, as në kohën e Aleksandër Rankoviqit e as të Sllobodan Millosheviqit nuk kanë lejuar mbylljen e shkollave shqipe sepse edhe atëherë gjatë okupimit, celula e parë e Kombit shqiptarë është lapsi, ditari, arsimtari.

– Heronjtë e Kombit shqiptarë që kanë mbajtur moralin e kombit, por Millosheviqi mori vendim për mbylljen totale gjatë okupimit të tij, kur nxënësit mbanin mësimin nëpërmes armatës serbe, paramilitareve serb, por nxënësit nuk ju frikuan këtyre forcave por vazhdojë mësimin pa ndërprerë. Mbesim me shpresë se ju me në fund do ta merrni seriozisht këtë brengë të 548 nxënësve të kësaj ane dhe t’i hapni këto 15 shkolla, sepse populli po e pret me padurim hapjen e këtyre shkollave.

Me respekt, Selver Lenjani, Kryetar i Bashkësisë Lokale Karaçevë e Poshtme