Fundamenti

Bashkësia Islame po luan një rol me rëndësi në proceset e vendit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan kërkoi nga Lutfi Haziri që ndërtesës së BI-së t`i jepet një status i posaçëm nga shteti apo një pllakat nderi për shkak të rolit tepër të rëndësishëm që luajti kjo ndërtesë përgjatë kohës kur pushtuesi serb kishte mbyllur të gjitha institucionet zyrtare të Kosovës.

Për nder të festës së Kurban Bajramit, sot ishte numri i madh i delegacioneve dhe qytetarëve që vizituan Bashkësisë Islame të Gjilanit.

Mysafirët i priti kryetari i Bashkësisë Islame Dr. Mustafa Bajrami me bashkëpunëtorët e tij. I pari që vizitoi këtë institucion ishte delegacioni i LDK-së me në krye Lutfi Hazirin me bashkëpunëtorët e tij. Në një pritje solemne dhe tejet të ngrohtë, palët biseduan për ecuritë e gjithëmbarshme të rajonit e me një theks të posaçëm të komunës së Gjilanit. Haziri tha se BIK në Gjilan po luan një rol me rëndësi në proceset e vendit.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan kërkoi nga Haziri që ndërtesës së BI-së t`i jepet një status i posaçëm nga shteti apo një pllakat nderi për shkak të rolit tepër të rëndësishëm që luajti kjo ndërtesë përgjatë kohës kur pushtuesi serb kishte mbyllur të gjitha institucionet zyrtare të Kosovës.

Hidromorava

Më pastaj BI-në e vizitoi edhe i pari i komunës Qemajl Mustafa së bashku me Izmi Zekën, ku kryetarin e BI-së e përgëzoi për punën që po bënë BI-ja. Gjatë takimit u përmendën dy projektet e përbashkëta që janë duke i udhëhequr së bashku këto dy institucione.

BI-në e vizitoi edhe kryetari i AAK-së Ahmet Isufi me bashkëpunëtorë, kryetari i Vetëvendosjes Ismajl Kurteshi, dhe kryetari i PD-së Arianit Sllamniku, drejtor shkollash, institucione të ndryshme dhe një numër shumë i madh i qytetarëve.

Në takime, kreu i BI-së tha se institucioni që ai po e udhëheqë, vetëm për nder të kësaj feste, ka shpërndarë dhe po shpërndan ndihma dhe mish kurbani për më shumë se 2000 familje të Gjilanit. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.