ARKATANA

Bashkësia Islame : Nuk bëjmë dallime – jemi të kujdesshëm

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Agim Hyseni nga Bashkësia islame e Gjilanit duke ju përgjigjur shqetësimeve të Kemajl Shahinit kryetar për komunitete në Gjilan se Bashkësia Islame nuk po respekton gjuhët si turqishten dhe gjuhën boshnjake tha se nuk ka vend për ndonjë shqetësim sepse Këshilli i Bashkësisë Islame është jashtëzakonisht i kujdesshëm për shërbimet ndaj qytetarëve pa marr parasysh nacionalitetin e tyre.

Kemajl Shahin në takimin e fundit të komitetit për komunitete ka hedhur një shqetësim që sipas tij Bashkësia Islame në Gjilan nuk po i respekton gjuhët si turqishten dhe gjuhën boshnjake. Shahin tha se në Komunën e Gjilanit jetojnë komuniteti turk, boshnjak dhe goran, e që do të duhej të punohet më shumë në këtë drejtim sepse mbishkrimet e BI në Gjilan duhet të jenë edhe në këto gjuhë

UBT

Por këto shqetësime nuk shihen si brengosëse nga ana e Këshilli të Bashkësisë Islame në Gjilan. Agim Hyseni nga ky institucion për rajonipress tha se e ka lexuar reagimin e përfaqësuesit të komunitetit turk që ka të bëjë me publikimin e urimeve të muajit të Ramazanit vetëm në gjuhën shqipe, por ne u bëjmë me dije qytetarëve të komunës së Gjilanit së formati i shkronjave dhe vendosjes së postareve teknikisht nuk ka lejuar të shkruhen në shumë gjuhë, përndryshe viteve të kaluara kanë qenë në të gjitha gjuhët përfshirë edhe gjuhën turke , por me format tjetër të shkronjave.

Agim Hyseni thotë se nuk ka vend për ndonjë shqetësim sepse Këshilli i Bashkësisë Islame është jashtëzakonisht i kujdesshëm për shërbimet ndaj qytetarëve pa marr parasysh nacionalitetin e tyre./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.