Bashkësia Islame ndihmon me 20 pako ushqimore shoqatën e të verbërve

Gjilan – Sot në mesditë Këshilli i bashkësisë Islame në Gjilan ka dhuruar 20 pako ushqimore për shoqatën e të verbërve dega në Gjilan, për 20 anëtarët e kësaj shoqate me kushte më të rënda sociale.
Këto ndihma i ka tërhequr Bajram Spahiu kryetar i shoqatës së të verbërve të Gjilanit i cili më pastaj do të bënë shpërndarjen e këtyre pakove nëpër familjet e tyre.
Kryetari i KBI në Gjilan, Sulejman Osmani tha me këtë rast se jemi të vetëdijshëm që nuk po mundemi sa duhet tu ndihmojmë shtresave të ndryshme të shoqërisë sonë, ngase kërkesat janë të shumta, mirëpo në këto ditë të ramazanit vetëm dëshirojmë të solidarizohemi me familjet që janë në nevojë duke shpresuar që sado pak ua lehtësojmë gjendjen e tyre./rajonipress/