GRANDEMALL

Bashkësia Islame ndihmon 1500 familje për Kurban Bajram

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan Mustafë Bajrami tha për rajonipress se vetëm të enjten dhe të premten pritet të ndihmohen mbi 1500 familje të të gjitha kategorive me gjëra ushqimore.

Bashkësia Islame në Gjilan ka intensifikuar angazhimin e saj dhe të imamëve për të grumbulluar ndihma për familjet skamnore dhe nevojtare. Për festën e Kurban Bajramit shumë individ, qytetarë dhe kompani kanë ofruar ndihma nga më të ndryshmet të cilat i kanë dorëzuar në lokalet e BIK për t`i shpërndarë pastaj në mënyrë të organizuar tek rastet skamnore.

Mustafë Bajrami kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan tha për rajonipress se vetëm të enjten dhe të remtën pritet të ndihmohen mbi 1500 familje me gjëra ushqimore, mish etj. Bajrami tha se këto ndihma janë nga populli, individ dhe kompani solidare.

Eco Higjiena

“Gjendja nëpër disa familje është e mjerueshme dhe ne disa i kemi identifikuar kurse disa tjera duke përfshirë pensionistët, ata të Hendikosit, shoqatat e të verbërve, familjet me jetimë , do t`i marrin në mënyrë të organizuar ndihmat” tha Bajrami.

Bajrami tha se ka pasur një takim me kreun e Komunës Qemajl Mustafën të cilin e ka njoftuar për gatishmërinë e BIK-ut që të jetë afër familjeve skamnore.

Ndryshe vetëm të enjten në lokalet e Bashkësisë Islame në Gjilan ndihma në mënyrë të organizuar kanë sjellur kompania “RC Cola” e cila ka dhënë pako ushqimore për 70 familje dhe “Modateks” e cila ka dhënë pako ushqimore për 100 familje skamnore./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.