Hidromorava

Bashkësia Islame e Luginës: Marrëveshja e Ohrit duhet të implementohet, të mbizotëroj paqja

/ 2 minuta lexim
HW

Kreu i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), Myftiu Nexhmedin Saqipi, u bënë thirrje subjekteve politike dhe institucioneve në Maqedoni, t’i shmangen konflikteve të armatosura, urrejtjes dhe revanshizmeve, në favor të paqes, dialogut dhe mirëkuptimit ndëretnik.

“Besojmë se nuk janë shterur mjetet politike në mes shqiptarëve dhe maqedonëve, që të shikohen përmes grykës së pushkës. A nuk u ngopëm luftë, konflikte, eksod, shkatërrime masive në njerëz e prona, që akoma na rrinë të freskëta në mendjet dhe zemrat tona. Rasti i Kumanovës, nuk dallon shumë nga ato raste, që edhe në Luginë të Preshevës, i përjetuam e pasojat e tyre akoma nuk po mund t’i heqim. Pa u tharë mirë plagët e përgjakshme të një të kaluare jo fort të largët, disa dëshirojnë të na i përtërijnë. Shqiptarët dhe maqedonët, si dy popuj shtetformues të Maqedonisë, duhet ta gjejnë një “Modus Vivendi”, për ta nxjerr shtetin e tyre nga qorrsokaku politik e kolapsi ekonomik. Ata vetë duhet të merren vesh se sit a drejtojnë vendin, duke marrë përsipër modelet e shteteve me demokraci të zhvilluar. Marrëveshja e Ohrit, duhet të implementohet në tërësi, në mënyrë që shqiptarët ta kthejnë besimin te institucionet dhe të punojnë për zhvillimin dhe afirmimin e proceseve integruese evropiane”, ka thënë kreu i BIPBM-së, Nexhmedin Saqipi.

Mobi Casa

Ai, gjithashtu, bëri apel tek liderët vendorë dhe të jashtëm, që të përmbahen nga deklaratat e tyre luftënxitëse, në mënyrë që problemi i shqiptarëve në Maqedoni, siç u shpreh ai, të zgjidhet në mënyrë të qetë, ngase ky vend fqinjë duhet të jetë me shqiptar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.