ARKATANA

Bashkësia Islame dhe donatorët gjilanas shtrojnë iftar në qendrën e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Rreth 1,000 mijë qytetarë gjilanas kanë qenë të ftuar në iftarin e organizuar nga disa donatorë vendas në bashkëpunim me Kryesinë e Bashkësisë Islame në Gjilan. Platoja pranë Teatrit të Qytetit të Gjilanit u shndërrua në një ambient të mrekullueshëm pranë perëndimit të diellit, deri sa qindra, mijëra besimtarë kanë kryer iftarin në ditën e mërkurë.

Në iftarin e shtruar në qendrën e qytetit, morën pjesë edhe anëtarët e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës, me në krye myftiun Naim Tërnava, si dhe përfaqësues të disa organizatave të ndryshme në vend.

Në fjalimin e rastit, myftiu Naim Tërnava përshëndeti të gjithë të besimtarët e besimit islam si dhe donatorët që e kanë mundësuar këtë iftar të madh, duke shpresuar se qytetarët gjilanas do ta vazhdojnë traditën e organizimit të mirëfillta në Muajin e Bekuar të Ramazanit.

FIDANISHTJA

Tërnava gjithashtu dënoi ashpër sulmet e fundit në shtetin e Turqisë, me ç’rast mbetën të vdekur shumë persona dhe uroi që paqja të mbizotërojë në gjithë botën.

Gjithashtu edhe Kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi të gjithë kontribuuesit që kanë ndihmuar në shtrimin e këtij iftari.

Ndërkohë, në emër të Komunës së Gjilanit foli nënkryetari i saj Rexhep Kadriu që gjithashtu përshëndeti besimtarët e komunitetit musliman për iftarin e shtruar mu në zemrën e qytetit./drilon sylejmani/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.