Bashkëpunimi ekonomik me Serbinë s’e zbehë shtetësinë e Kosovës, çështjet politike pengesë për normalizim

Ekspertët po e konsiderojnë të domosdoshme vazhdimin e një dialogu ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Madje ata po vlerësojnë se bashkëpunimi ekonomik nuk mund ta zbehë shtetësinë e Kosovës. Edhe pse ka shumë marrëveshje ndërmjet dy vendeve, sipas tyre problem po del të jetë zbatimi.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, për Ekonomia Online ka thënë se nuk është problem të marrëveshjet, por te zbatimi i tyre.Sipas tij, është e nevojshme që edhe në të ardhmen të dialogohet sepse ka shumë sfida të pazgjidhura.

Mirëpo, Gërxhaliu po vlerëson se duhet të ketë një politik determinuese për avancimin e këtij dialogu.

Ai thekson se është e pamundur të bisedohet për problemet ekonomike pa ngjyrë dhe konotacion politik, dhe kjo po bënë që të ngadalësohet ky proces.“Në Ballkan është e pamundur që të bisedohet për probleme ekonomike pa ngjyrë dhe konotacion politik dhe në këtë drejtim proceset po ngadalësohen në rend të dytë duhet të kuptohet që çdo marrëveshje ekonomike qoftë mes doganave është shumë më tepër e natyrës politike se sa ekonomike”.“Kosova dhe Serbia kanë shumë marrëveshje edhe në të kaluarën dhe ne nuk kemi problem për marrëveshje, por kemi problem për zbatim dhe në këtë drejtim është mirë që të dialogohet, me Serbinë do të kemi nevojë edhe në të ardhmen të dialogohet se kemi shumë sfida të pazgjidhura qoftë nga të zhdukurit qoftë nga ndarjet e pasurisë në hapësirën ish-Jugosllavia, qoftë nga pensionet dhe shumë gjëra të tjera të cilat vërtet do të jenë sfiduese, por duhet vërtet të kemi një ekspertizë shkencore dhe jo gjithmonë të jetë politika determinuese e avancimit të këtij dialogu”.

Mes tjerash ai ka thënë se Kosova ka shumë çka të kërkojë nga Serbia.

Ai thotë që Kosova nuk është pjesë e ndarjes së pasurisë si dhe pjese e pensioneve të “ngrira” në Serbi.“Është vetëm një fillim dhe në këtë drejtim Kosova ka shumë çka të kërkojë dhe në rend të parë ne nuk jemi pjesë e ndarjes së pasurisë, ne nuk jemi pjesë e menaxhimit të parave të kosovar të mbetura në Serbi, ne nuk jemi pjesë e pensioneve të ngrira në Serbi dhe nuk jemi pjesë e shfrytëzimit të shumë mundësive që vendet e tjera i kanë shfrytëzuar, por mbi të gjitha duhet të fokusohemi në kërkim falje dhe në rend të dytë në fatin e të pagjeturve që është duke dëmtuar raportet Kosovë-Serbi”.

Ndërsa profesori universitar i Ekonomisë, Mustaf Kadrijaj ka theksuar se bashkëpunimi është diçka e mirëpritur për ekonominë e vendit.Sipas tij, bashkëpunimi ekonomik me Serbinë, nuk mund ta zbehë shtetësinë e Kosovës, raporton EO.

“Ne parimisht si shtet dhe që funksionojmë si shtet të njohur ndërkombëtarisht nga shtetet më të fuqishme vlerësoj që bashkëpunimi ekonomik është diçka e mirëpritur nga ana ekonomike e Kosovës, për faktin sepse bashkëpunimi ekonomik nuk e zbeh shtetësinë e Kosovës dhe në këtë rast sa më shumë që kem bashkëpunim ekonomik me çdo shtet e në këtë rast edhe Serbinë, në asnjë mënyrë nuk zbehet ana e shtetësisë sepse çdo bashkëpunim ekonomik në një far mënyre vetëm e fuqizojmë vetveten si shtet dhe tani e tutje ne nuk duhet të jem kompleks si shtet se apo na njeh apo nuk na njeh Serbia sepse ne jemi të njohur ndërkombëtarisht nga shtetet më cilësore”.“Ne duhet ta marrim parasysh që kur të hymë në dialog gjithmonë janë ato që nuk mund të marrim atë çka kërkojmë, por sidoqoftë se duke besuar që në politikën e BE-së sidomos të ShBA-së, besojë së Kosova duhet të besojë në këto dy superfuqi përderisa ne kemi besuar që 20 vite, dhe Kosova në asnjë rast nuk duhet të ndalë edhe dialogun edhe bashkëpunimin rajonal, ekonomik dhe pa marr parasysh me cilindo shtet”.

Ai vlerëson se me kalimin e kohës mund të ulet nacionalizimi në nivel të popujve nga ana e të dy vendeve.Mirëpo sipas tij, Kosova pa një dialog të mirëfilltë nuk mund të sigurojë një ulëse në OKB.“Unë po vlerësoj që ndoshta me kalimin e kohës ulet edhe niveli i nacionalizmave në nivel të popujve si nga ana e Serbisë, po ashtu edhe në nivel të Kosovës sepse si rezultat i ndikimit të madh nacionalist në Serbi, edhe politika serbe sado që po tenton të reflektojë që Kosova nuk është e jona gjithmonë ata po i frikohen ndonjë lloj revole në nivel të popullit të vet”.“Pa një dialog të mirëfilltë Kosova nuk mund të siguron një ulëse në OKB, sepse përderisa nuk ke ulëse ti nuk mund të ngrit çështje karshi shtetit të Serbisë”.Kosova e Serbia kanë nisur një fazë të re të dialogut, që po konisederohet si fundi i një procesi të nisur qysh në vitin 2011.

Pjesë e negociatave po proklamohet se është edhe askpeti ekonomik, por që deri më tani nuk është e qartë se cka do të diskutojnë të dy delegacionet.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).