Fundamenti

Bashkëlojtarët luftojnë kundër dëbimit të Engjëllit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Engjull Muli është nga Kosova. Në Gjermani së bashku me familjen ka ardhur para rreth një viti ndërsa tash së shpejti mund ta riatdhesojnë.

Ka një vit që Engjulli është duke luajtur për skuadrën “Team 2004” në RW Hockstein, ku është marrë si përforcim, shkruan fupa.net. Por, pasi që familjes së tij i është refuzuar azili ata tash duhet të lëshojnë Gjermaninë.

“Kur Engjulli qe paraqitur te ne, nuk e dinte asnjë fjalë gjermanisht por megjithatë ai u integrua në ekipin tonë dhe ndërkohë e flet gjermanishten shumë mirë, gjë që e dëshmon edhe suksesi në shkollë” thotë trajneri Thomas Schmitz.

HW

Prindërit e tij marrin pjesë në çdo aktivitet të klubit dhe janë të gjithanshëm, transmeton albinfo.ch. Babai i Engjullit me dëshirë do të punonte në Gjermani por atij i është dashur ta refuzonte një vend pune pasi që si azilkërkues nuk kishte të drejtë pune.

Djemtë e klubit “Team 2004” kanë vendosur që të ndihmojnë shokun e tyre të ekipit që të mos dëbohet nga Gjermania. Me vete e kanë edhe trajnerin. “Tash dhet të luftojmë për Engjullin”, thotë trajneri Schmitz./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.