UBT

Bashkëlojtarët bëjnë homazh tek varri i Hajrush Latifit

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ditë më parë ndërroi jetë ish legjenda e futbollit Gjilanas, Hajrush Latifi, i cili me mbrojtjet e tija spektakulare shumë herë ngriti në këmbë shikuesit nëpër tribuna kudo që është paraqitur.

Ish portieri i C.Zvezdës së Gjilanit, i cili me shumë sukses mbrojti ngjyrat “kuq e bardh”, për plot 16-të vite si në lojën e futbollit njashtu edhe në jetën e tij private ishte një personalitet shumë i respektueshëm.

Latifi i cili karrierën e filloi në fshatin e tij të lindjes në KF Zhegra, por për shkak shkollimit në Prishtinë i cili vijonte shkollën e e medicinës për një kohë ndërpreu aktivitetin e tij sportiv.

Me të mbaruar shkollimin i bashkohet klubit C. Zvezdës në vitin 1965 për t’ju mos ju ndarë për 16 vite rresht.

Hajrush Latifi gjatë karrierës së tij të begatshme si portier kishte mbrojtur ndaj shumë skuadrave me nam të ish Jugosllavisë siç ishin: C.Zvezda e Beogradit, Olimpia e Lublanës, Vardari i Shkupit, Radniqki i Kragujevcit e ai i Pirotit, Lokomotivës së Durrësit, e shumë skuadrave tjera të njohura të asaj kohe.

Portieri Latifi gjatë karrierës së tij tri herë ishte shpallur portieri më i mirë në futbollin e Kosovës.

Hidromorava

Në vitin 1991 Latifi si shumë Kosovarë shpërngulet në shtetin e Gjermanisë por edhe këtu nuk e ndal aktivitetin e tij, por tani si trajner ku punoi në disa klube siç ishin: Kreislig Ludëigsburgut, Sinmez Spor, FC Marbachut, Dersim Spor e skuadrës shqiptare Drita të Gjermanisë.

Ish legjenda e futbollit Gjilanas, Hajrush Latifi, i cili pas vete la gjurmë të pashlyera kudo që u paraqit, të gjitha meritat shumë herë ia dedikonte bashkëshortes së tij zonjës Hajrie Latifit, e cila e mbështeti për gjatë tërë jetës.

Ndërsa sot shumë bashkëfutbollist të cilët për një kohë të gjatë ishin së bashku, të cilët ndanin gëzimin e hidhërimin në fushat e blerta të futbollit, me respekt dhe lot në sy kanë bërë homazh tek bashkëlojtari i tyre Hajrush Latifi.

Ish bashkëlojtarët e ish portierit legjendar të C.Zvezdës së Gjilanit, Maksut Maksuti, Refik Rexhepaj, Xhelal Jetishi, Jakup Berisha e bashkëlojtarë të tjerë evokuan kujtime për shokun e tyre duke theksuar se Hajrush Latifi ishte sportist i madh dhe shok i mirë, ai kontribuoi për të mirën e futbollit Gjilanas kudo që u paraqit.

Në emër të familjare vëllai i Hajrush Latifit, Halil Latifi, i cili u falënderua për këtë homazh duke theksuar se ju jeni ata që së bashku me vëllain tonë keni kaluar jetën dhe për këtë jemi krenar që vëllai jonë ishte pjesë e sportit në përgjithësi./sylejman ismajli/rajonipress/