Fundamenti

Bashkë qeverisim për Gjilanin

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Takimit me gratë e qytetit, si dhe takimit me banorët e lagjes Dardania, i parapriu një ecje nëpër qytet, ku qytetarët, në numër të madh, u rreshtuan përkrah kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të ardhshëm të Gjilanit Alban Hyseni.

Këto takime, bashkë me ecjen, e vulosën mbështetjen e madhe të qytetarëve për Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Qytetarët e lodhur nga papërgjegjësia institucionale e keqqeverisja, si dhe nga amullia e krijuar si pasojë e saj, më të vendosur se asnjëherë më parë, duan qeverisje të re, e energji të reja për komunën. E vjetra duhet të shkojë që t’i krijojë hapësirë të resë! E vjetra është harxhuar, ndërsa e reja është plot vullnet e përkushtim!

RCCOLA

Prej rrugës së stagnimit, po shkojmë drejt progresit. Imediate është nevoja për ndryshim. Bashkëpunimi me qytetarët për çështjet e rëndësishme për ta, do të jetë garancë e suksesit tonë qeverisës gjatë mandatit 4 vjeçar.

Bashkë jemi më shumë, e bashkë edhe do të qeverisim!