FITORJA

Bashkë ose zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Vjeshta mund të sjellë zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosovë. Burime të Expressit thonë se nëse partitë kryesore nuk pranojnë të bëhen pjesë e bisedimeve me Beogradin, atëherë Kryeministri Hashim Thaçi do të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Dialogu politik i paralajmëruar mes Prishtinës dhe Beogradit duket se nuk do ta rikompozojë Qeverinë e Kosovës.

Në vend të kësaj, tani opsion më i mundshëm përmendet bashkimi i pozitës e opozitës në komisione të posaçme brenda Parlamentit të Kosovës.

ARKATANA

Burime të Expressit thonë se aktualisht po ushtrohet trysni mbi faktorët kryesorë politikë që ta pranojnë këtë zgjidhje, në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

E, në rast se ky opsion nuk pranohet nga partitë kryesore në vend, atëherë duket se Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi do të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Çdo grup strategjik, çdo platformë, çdo vendim që do të merret në lidhje me dialogun politik me Beogradin do të kalojë përmes Parlamentit. Në rast se nuk ka konsensus, atëherë zgjidhja do të kërkohet te zgjedhjet e jashtëzakonshme”, ka thënë një diplomat perëndimor, në kushte anonimiteti për Express.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.