United Hospital

Bashkë në protestë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Opozita kosovare do të mundë të bashkohet përsëri në organizimin e protestave për t’i kundërshtuar marrëveshjet për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.

Ndonëse nuk është caktuar ndonjë datë e protestës për t’i kundërshtuar këto marrëveshje deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se cilido subjekt politik që organizon protesta për t’i kundërshtuar këto marrëveshje AAK-ja do t’i bashkohet.

Ajo ka kërkuar që këto marrëveshje të hiqen nga rendi i ditës së Kuvendit, pasi që, siç thotë ajo, çdo iniciativë e pushtetit për t’i ratifikuar ato do të kundërshtohet fuqishëm nga opozita.

Mobi Casa

Haxhiu madje ka thënë se deputetët e AAK-së nuk do të kthehen në Kuvend pa u anuluar marrëveshjet, pavarësisht se deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje” tashmë i janë kthyer punës në legjislativ.

Ndërsa Frashër Krasniqi, nga Lëvizja “Vetëvendosje”, thotë se kthimi i këtij subjekti në Kuvend ndikon në kundërshtimin e marrëveshjeve që, sipas tij, janë në dëm të qytetarëve. Ai thotë se aktivitete të ndryshme do të ketë kohë pas kohe. Sa i përket bashkëpunimit me partitë tjera opozitare, Krasniqi thotë se janë të hapur për këdo që ka vullnet për t’i kundërshtuar marrëveshjet./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.