Mobi Casa

Bashkë me Shefqet Krasniqin arrestohen edhe disa persona të tjerë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pos hoxhës Shefqet Krasniqi janë arrestuar edhe disa persona të tjerë. Aksioni është duke vazhduar në disa lokacione derisa policia aktualisht nuk ka konfirmuar asgjë për këto arrestime.

Arrestohet Shefqet Krasniqi

Imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit.Burime të besueshme brenda Policisë së Kosovës i kanë konfirmuar portalit koha.net se hoxha është arrestuar.

Nuk dihet ende për motivet e sakta të arrestimit të tij. Por emri i tij është përfolur në të kaluarën shpeshherë për nxitje të ekstremizmit islamik. /koha/

Brahim Sadriu, zëdhënës në Policinë e Kosovës tha për Express se deri tash asnjë zyrë për informim e këtij institucioni nuk ka informacion që është arrestuar Shefqet Krasniqit. “Në momentin që kemi diçka do të dërgojmë komunikatë”.

Hidromorava

Javë më parë, Polica e Kosovës ka arrestuar më shumë se 40 të dyshuar për terrorizëm, nga të cilët para pak ditësh disa janë liruar për mbrojtje në liri, me detyrimin që të paraqiten në Polici.

Për ta ka dyshime se kanë marrë pjesë ose po tentonin t’i bashkoheshin grupeve terroriste islamike, si ISIS e Al Nusra, në Siri e Irak.

Kosova është në prag të miratimit të një ligji i cili dënon deri në 15 vjet burgim pjesëmarrjen në luftëra të huaja, me ngjyrime terroriste.

Ekstremizmi islamik është cilësuar si një rrezik global. Prandaj vendet demokratike u kanë bërë thirrje të gjitha vendeve të botës që t’i bashkojnë forcat për ta parandaluar.