Eko Higjiena

Bashkë me qytetarë, Kastrati përgatitet për hartimin e buxhetit

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati, ka prezantuar orarin e tubimeve me qytetarë të Kamenicës dhe fshatrave përreth. Sipas kryetarit Kastrati, këto tubime kanë për qëllim përgatitjen për hartimin e buxhetit të komunës për vitin 2019.

“Komuna jonë ka pak buxhet e shumë probleme që kërkojnë zgjidhje. Duhet të jemi planifikues shumë të mirë që t’i zgjidhim problemet sipas prioritetit e gjithëpërfshirjes”, tha ai.

Uji Dea

Në tabelën e parë të bashkëngjitur janë tubimet sipas lokaliteteve nëpër fshatra dhe qytet, ndërsa në tabelën e dytë janë tubimet e disa drejtorive ku do të ftohen të gjithë të interesuarit për fushat që trajtojnë drejtoritë./rajonipress/

Më poshtë mund të gjeni orarin e tubimeve dhe orarin e takimeve me drejtoritë përkatëse: