Bashkë me Isa Mustafën po hetohet edhe Ismet Haliti, inspektor i ndërtimit

Me ndryshimin e qeverisjes në Komunën e Prishtinës. Prokuroria e Shtetit është ngarkuar me shumë lëndë që vijnë nga institucioni i komunës.
Të gjitha shkeljet dhe pazaret që kanë ndodhur me lejet e ndërtimit, me planet rregulluese, tjetërsimin e pronës apo me moszbatimin e vendimeve të gjykatave janë në dorën e Prokurorisë së Shtetit, shkruan Kosova Sot.
Siç duket prokuroria po ju jep prioritet këtyre lëndëve, prandaj edhe ka nis hetimin ndaj inspektorit të ndërtimit Ismet Haliti.
Një nga zyrtarët të cilët prokuroria ka marrë në dorë për ta hetuar kohëve të fundit është edhe ish kryetari i komunës Isa Mustafa.