Bashkë kundër piraterisë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Doganat e Kosovës nënshkruan të enjten një Memorandum Bashkëpunimi për të bashkërenduar aktivitetet në mbrojtje të së drejtës së autorit dhe luftim të piraterisë. Në emër të MKRS-së ka nënshkruar Sekretari i Përgjithshëm, Veton Firzi, ndërkaq për Doganat e Kosovës, drejtori Naim Huruglica.

Sekretari Firzi tha me këtë rast se nënshkrimi i këtij memorandumi dëshmon edhe njëherë vendosmërinë e institucioneve për zbatimin e legjislacionit dhe avancimin e mbrojtjes së të drejtave të autorit, dhe njëkohësisht hapa si ky ndikojnë direkt në përmbushjen e obligimeve në drejtim të agjendës evropiane të Kosovës. Si qëllim kryesor i këtij memorandumi është bashkëpunimi në parandalimin e importimit apo edhe eksportimit të produkteve pirate të cilat shkelin të drejtën e autorit.

Fundamenti

Drejtori i Doganave, Naim Huruglica tha ndërkaq se institucioni që ai menaxhon do të vazhdojë të punojë ngushtë me MKRS-në në mbrojtje të krijimtarisë origjinale artistike.

Në raportin e studimit të fizibilitetit të publikuar ditë më parë, e drejta e autorit është konsideruar si një nga fushat ku Kosova ka shënuar me së shumti progres.(express)