Uji Dea

Bashkatdhetarët po shuhen, po ikun, s`po kthehen ma kurrën e kurrës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Nga Gani Sadiku – Bashkatdhetarë, kthenu prapë, jo te unë jo te ne, por në atdheun tuaj.

Ka shumë debate se këtë vit ka më pak bashkatdhetarë se vitet tjera, por unë do të them se vitin e ardhshëm do të ketë edhe më pak. Nuk qëndron fakti se ata nuk e duan Kosovën, ose ikun nga sharjet dhe ofendimet që ne ua bëjmë, sepse siç i shajmë ne ata, na shajnë edhe ata neve.

Bile ne edhe nëse i shajmë i shajmë vetëm shqip, e ata na shajnë në disa gjuhë. E vërteta qëndron se brenda 10 vitesh në Kosovë do të ketë fare pak mërgimtarë që vinë në Kosovë, sepse sa kalon koha plaken dhe vdesin brezat që emocionalisht janë të lidhur me atdheun.

Plaken dhe vdesin brezat që i pritin të ardhurit. Dhe vjen duke u t’holluar zinxhiri i lidhjes, duke u larguar brezat. Nuk është e largët koha kur shqiptarët nga perëndimi do të largohen po aq sa janë larguar shqiptarët e Turqisë.!

FIDANISHTJA

Ata nga mirëqenia që u krijojnë shtetet e perëndimit, do të integrohen dhe do të ndiejnë më tepër dashuri për të se sa për vendin e origjinës. Sa më i dobët shteti jonë, aq më i padashur dhe më i pa dëshiruar do të jetë për gjithkënd.

Çdo vend, bënë politika lehtësuese dhe stimuluese për mërgimtarë, ndërsa Kosova bënë politika e plane për t’i vjedhur e për t’i lënë sa më gjatë rrugëve e kufijve. Ata do të vinë vetëm sa t’i kenë të gjallë prindërit e më pas do ta rrallojnë rrugën e vështirë por të dashur për ta.

Bashkëvendësit e mi, mos u largoni me neve dhe me vendin tuaj për sjelljet e mangupëve, rrugaçëve dhe hajnave. Ne ju duam sa bukën dhe ujin.!