ARKATANA

Bashkatdhetarët nga Vellsi i Austrisë ndihmojnë Kamenicën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, e ka pritur në takim bashkatdhetarin kamenicas që jeton dhe punon në Austri Rexhep Isufi, me të cilën kanë diskutuar për një kontingjent ndihmash për disa institucione komunale.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësueset e HANDIKOS-it në Kamenicë, Drejtori i Shëndetësisë Agim Bucolli dhe menaxheri i shtëpisë në komunitet Hajdin Krivaqa.

Rexhep Isufi, me prejardhje nga Kamenica e ka njoftuar nënkryetarin Matoshi me aktivitetet e shqiptarëve në Austri që kanë të bëjnë me mbështetjen komunave të Kosovës me ndihma nga më të ndryshmet. “Ne po planifikojmë të sjellim një kontingjent me ndihma për Kamenicën, ku përfshihen shtretër elektrik për QKMF-në, Karroca dhe pajisje të tjera për të hendikepuarit, banka dhe karrige për shkolla, rroba për kryqin e kuq dhe Shtëpinë në komunitet ku jetojnë personat me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike dhe ndihma të tjera. Këto ndihma sigurohen nga kosovarët që jetojnë e punojnë në Vells të Austrisë përmes shoqatave të ndryshme Austriake he rumune ndërsa ne bashkatdhetarët e paguajmë transportin e tyre për në Kamenicë”.

ARKATANA

Nënkryetari Matoshi e ka falënderuar Rexhep Isufin dhe përmes tij edhe të gjitha kamenicasit që jetojnë në Vells të Austrisë për interesimin dhe angazhimin e tyre për të ndihmuar komunën, dhe ka premtuar se institucionet komunale do të kryejnë detyrat dhe obligimet e tyre gjatë realizimit të këtij projekti.

Palët janë pajtuar që ky projekt të realizohet gjatë pranverës së këtij viti, ndërsa zyra e HANDIKOS-it do të jetë pikë referuese dhe kontaktuese për realizimin e projektit të sjelljes së këtyre ndihmave./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.