Eko Higjiena

Bashkatdhetarët nga sot paguajnë 50% më lirë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga sot ka filluar implementimi i vendimit për uljen e tarifave kufitare për 50% për të gjithë bashkatdhetarët që hyjnë në Kosovë. Deri më tash çmimi i një police të sigurimit ka qenë rreth 41 euro për një muaj, por sipas drejtueseve të byrosë së sigurimeve nga sot do të jetë 21 euro.

Kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë, Rrahim Pacolli ka treguar për “Zërin” se zbritja e taksës kufitare për pesëdhjetë përqind ka filluar të zbatohet që nga ora 00:00. “Po, nga sot ka filluar të realizohet vendimi i BQK-së. Madje, bashkatdhetarët janë duke marrë nga dy muaj dhe janë duke paguar nga 35 euro”, është shprehur ai.

Vendimin për uljen e tarifave të sigurimeve kufitare e ka përshëndetur edhe ministra e Diasporës. Kushtrim Sheremeti, këshilltari i lartë politik i Muratit ka thënë se në të ardhmen do të mundohen që të bëhet edhe heqja e plotë e kësaj takse kufitare.

Eco Higjiena

“Po realisht lajmi për përgjysmim e sigurimeve është lajm inkurajues, por është realizim i përgjysmuar i asaj qe Ministri Murati e ka ngritur si çështje dhe ka kërkuar që në në të ardhmen të hiqet komplet kjo. Për heqjen e plotë ne kemi dhëne edhe opsione. Pra, kemi arritur ne gjysmë të rrugës për atë qe jemi te angazhuar”, ka thënë ai.

Ndryshe, vendimin për uljen e tarifave të sigurimeve kufitare e ka marrë Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, pak kohë pasi kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimit, Rrahim Pacolli kishte bërë kërkesës për një gjë të tillë. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.