Bashkatdhetarët nga Austria ndihmojnë QKM dhe HandiKOS-in në Kamenicë
Kamenicë – Kontingjenti përmban shtretër për QKMF-në, karroca për personat me aftësi të kufizuara, banka dhe karrige shkollore, veshmbathje dhe gjëra të tjera kurse ky donacion është realizuar falë punës së palodhshme të bashkatdhetarëve Rexhep Isufi e Naser Shkodra dhe kolegëve të tyre mërgimtarë në Vells të Austrisë.
Gjithçka gati për pritjen e një kontingjenti donacionesh e ndihmash nga Austria për HandiKOS, QKMF, shkollat dhe qytetarët në gjendje të rëndë sociale në Kamenicë. Falë punës së palodhshme të bashkatdhetarëve Rexhep Isufi e Naser Shkodra dhe kolegëve të tyre mërgimtarë në Vells, ky donacion të premtën në mesditë arrin në Kamenicë.
Dëshiroj të falënderoj nga zemra të gjithë ata që kontribuuan në këtë projekt, Drejtorin e Shëndetësisë Agim Bucolli, Drejtoreshën e HandiKOS zonjën Hyrmete Morina me bashkëpunëtorët Shejnazen e Ilirin, posaçërisht z. Remzi Berisha nga Ministria e Shëndetësisë për ndihmë në përgatitjen e dokumentacionit përkatës që këto ndihma të futen në Kosovë ka thënë Fatmir Matoshi.
Kontingjenti përmban shtretër për QKMF-në, karroca për personat me aftësi të kufizuara, banka dhe karrige shkollore, veshmbathje dhe gjëra të tjera./rajonipress/


