Basha: Unë besoj 200 %, Shqipëria në Botëror

E ka veshur vonë fanellën e Kombëtares së Shqipërisë, mirëpo është bërë ndër lojtarët më të rëndësishëm të saj. Pas ndeshjes me Norvegjinë, Migjen Basha, ka ardhur në vendlindjen e tij në Therandë për ta vizituar familjen dhe të afërmit e tij.
Në një intervistë për gazetën Tribuna, Migjeni ka folur për ndeshjen me Norvegjinë, shanset e Kombëtares për një kualifikim të mundshëm në Botëror, për skuadrën e tij Torino dhe për një largim të mundshëm nga ‘Demat’. Ai theksoi se skuadra ‘kuqezi’ dha një paraqitje për t’u mbajtur mend kundër norvegjezëve.
“Në ndeshjen ndaj Norvegjisë mendoj se të gjithë lojtarët kishim një paraqitje të mirë dhe vetëm fati na mungoi që t’i merrnim pikët e plota. Personalisht kurrë nuk mendoj të bëjë një paraqitje të mirë për vete dhe grupi të dështojë dua që gjithmonë të jem të mirë të gjithë për të mirën e Kombëtares”, tha Basha, i cili foli edhe për vëllain e tij, Vullnetin, që u bashkua me ‘kuqezinjtë’ para ndeshjes me Norvegjinë.(Tribuna)