Basha transferohet te skuadra e madhe franceze?
Migjen Basha do të largohet përfundimisht nga Torino, pasi anëtari i Kombëtares së Shqipërisë nuk ka më kontratë me klubin italian.Por Basha nuk është duke hequr sa i përket ofertave, pasi në drejtim të tij kanë ardhur disa mjaftë të rëndësishme.
E më e rëndësishmja nga të gjitha është nga kampionati francez, Ligue 1.
Portali italian, ‘tuttomercatoweb’, shkruan se Migjeni është në negociata me klubin e madh francez Lille.
28-vjeçari mund të transferohet si lojtar i lirë tek secila skuadër që e kërkon dhe ia plotëson dëshirën për pagë të lartë.
Ai gjithashtu po kërkohet edhe nga disa skuadra në Gjermani dhe disa të tjera në Zvicër. /Telegrafi/


