Mobi Casa

Basha titullar në barazimin e Torinos

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Migjen Basha ka luajtur 78 minuta në barazimin që skuadra e tij e shënojë në fushën e vet ndaj Fiorentinas. Një ndeshje që nuk dha shumë emocione duke u mbyllur me rezultatin më të padëshiruar 0:0, çka bëri që edhe akterët në fushë mos të vlerësohen lartë.

Sido që të jetë mesfushori i kombëtares shqiptare, Migjen Basha, pati një paraqitje solide, ai u zëvendësua në minutën e 78 nga Briggi.

Uji Dea

Torino pas këtij barazimi, pozicionohet në vendin e 7 me 26 pikë, derisa në takimin e ardhshëm presin rezultat pozitivë, pasi që përballen me Sassuolen një skuadër që po lufton për ekzistencë në Serie A.